Telegram Group Search
Ibn Rexhebi Allahu e mëshiroftë ka thënë:

"Pritja e lehtësimit është ibadet (adhurim) sepse sprova nuk është e përhershme"

[Mexhmua Er-Resail: 3/155]
Sheikh El-Islam ibn Tejmije Allahu e mëshiroftë ka thënë:

"Kush vepron në tokë me diç tjetër pos librit të Allahut dhe Sunnetit të të Dërguarit të Tij vetëmse ka nxitur në tokë shkatërrim"

[Mexhmua El-Fetava: 28/ 470]
I Dërguari i Allahut sal Allahu alejhi ve selem ka thënë:

"Kur të hyjë ndonjëri prej jush në Xhami le të thotë;
" All-llahume iftah li ebvabe rahmetike (O Zot im mi hapë mua dyert e mëshirës Tënde)

Ndërsa kur të dal le të thotë:

"All-llahume ini eseluke min fadlike (O Zot im unë kërkoj nga të mirat e Tua)"

[Muslimi]
Ibn Kajimi Allahu e mëshiroftë ka thënë:

"Nuk është goditur robi me dënim më të madh se sa vrazhdësia e zemrës dhe largimi prej Allahut"

[El-Fevaid: 142]
Sufjan Bin Ujejne Allahu e mëshiroftë ka thënë:

"Nuk i ka begatur Allahu robërit me begati më të mirë se ajo që u ka bërë të ditur atyre (fjalën) La ilahe ila-Allah (se nuk ka të adhuruar që meriton adhurimin me të drejt përveç Allahut)"

[Hiljetu El-Evlija: 7/272]
"Kam jetuar në një kohë ku u thoshte:
" Shoqërohu me kënd të duash.

"Vërtetë e kam përjetuar kohën kur është thënë:

" Shoqërohu me kënd të duash, pos atij dhe atij".

"Kam përjetuar kohën kur është thënë:

'Mos u shoqëro me njerëzit, pos me atë dhe atë.

' Dhe kam përjetuar kohën kur nuk e dija se me kë të shoqërohem"

[Hudhejfe bin El-Jemani Allahu qoftë i kënaqur prej tij]
I Dërguari i Allahut sal Allahu alejhi ve selem ka thënë:

"Kush ka dalur për ta kryer Haxhin dhe vdes, Allahu ia shkruan atij shpërblimin e Haxhit deri në Ditën e Gjykimit,
Kush del për ta kryer umren dhe vdes, Allahu ia shkruan atij shpërblimin e umres deri në Ditën e Gjykimit.
Dhe kush del për të luftuar dhe vdes, Allahu ia shkruan atij shpërblimin e luftëtarit deri në Ditën e Gjykimit "

[Es-Silsiletu Es-Sahiha: 2553]
Xhumaja e par pas Kurban Bajramit.. Allahu e pranoftë nga ne dhe gjithë Muslimanët.. Allahu na i paq pranuar veprat e mira..
I Dërguari i Allahut sal Allahu alejhi ve selem ka thënë:.

"Vërtetë Allahu i ka vënë penges pendimit të ç'do pronari të bidatit deri sa ta len bidatin"

[Sahih Et-Tergib]
<Dhe se kthimi i fundit do të jetë te Zoti yt>

[En-Nexhm: 42
Media is too big
VIEW IN TELEGRAM
Iftari i Ditës së Arafatit 2024 për herë të parë në Fshatin Gërçec

(Xhamia e re Gërçec)
https://youtu.be/5UtkxqgkMII?feature=shared
I Dërguari i Allahut sal Allahu alejhi ve selem ka thënë:

"Faluni ashtu sikurse më keni parë mua duke u falur"

[Buhariu]
Seid bin El-Musejibi Allahu e mëshiroftë e pa një njeri që po u falte pas lindjes së diellit më shumë se dy rekate dhe e ndaloi.
Atëherë njeriu tha:
"O babai i Muhamedit!! A më dënon Allahu për namaz?!

Tha: jo..
Porse të dënon për kundërshtimin e Sunetit"

[Irva El-Galil: 2/236]
Media is too big
VIEW IN TELEGRAM
Sur. Al-A'RAF (179-182)
Kiraeti: Al-Bazzi ibnu Katheer

hfz. Llokman Arifi
https://youtube.com/shorts/nSC4X0gFjlU?si=iSxBqrHH1m7tvNrP
Kush përhap lajmet e pamoralshme të fshehura, është njësoj sikurse vepruesi i parë. Në një ether trasmetohet:

"Kush dëgjon për një paturpësi dhe e përhapë atë, është njësoj si ai i pari që e veproi atë."

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
2024/06/25 23:38:49
Back to Top
HTML Embed Code: